Anembanë botës gjithnjë e më shumë njerëz po e aplikojnë ritualin e pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes në lukth të zbrazët.
Një numër i madh i tyre e bën këtë vetëm për humbje të peshës, por sa në fakt uji i ngrohtë me limon e përshpejton humbjen e peshës?
“Uji i ngrohtë me limon në vetvete nuk do ta përshpejtojë humbjen e peshës,” deklaroi nutrologia Alissa Rumsey, duke shtuar se “do të ishte mirë të zëvendësohet konsumi i pijeve të tjera me ujë të ngrohtë me limon ose të paktën të zvogëlohet konsumi i tyre, sepse kjo është ajo që në fund të fundit e përshpejton dobësimin.”
Uji, me limon ose jo, i ngrohtë apo i ftohtë, e stimulon punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.
Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë shijen e tij duke i shtuar limon, transmeton Koha.net. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror.
Megjithatë, në qoftë se prisni rezultate drastike dhe afatgjata, e keni më mirë të keni kujdes dhe ta zbuloni se çfarë saktësisht është duke e shkaktuar fryrjen tuaj.
Këto janë zakonisht pijet e gazuara, konsumi i tepruar i kripës, alkoolit dhe sheqerit.
Uji i ngrohtë me limon nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në dobësim, por ai do ta përmirësojë funksionimin e metabolizmit, që është pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë