LAJMI I FUNDIT:

Të mos iu mashtrojë dukja, ky është biznesmen i suksesshëm dhe merr çdo ditë heroinë

Të mos iu mashtrojë dukja, ky është biznesmen i suksesshëm dhe merr çdo ditë heroinë

Seth Porter* është një biznesmen i suksesshëm që fiton mbi 100 mijë dollarë në vit, ndërsa fshehë një të vërtetë të madhe nga shefi dhe kolegët e tij.

Burri 39-vjeçar, kalon ditët duke e drejtuar një dikaster të rëndësishëm, në një kompani – i angazhuar në biznes dhe në këshillimin e biznesmenëve të rinj – si dhe menaxhimin e shprehisë me heroinën, që e ka prej 20-vitesh.

Porter, i cili jeton në një qytet në Australi, i injekton vetit së paku një herë në ditë heroinë, një narkotik të fortë, të cilin ka filluar ta marrë në moshën 19-vjeçare.


“Kur kam filluar ta marrë, nuk kam menduar për varshmëri apo mbidozë. Në të kaluarën, kam marrë droga tjera si ekstazi dhe acid. Gjithmonë më kanë thënë se janë të rrezikshme, por kur e provova, thash me vete se qenka rrenë” ka thënë Porter për Mail Online Australia.

“Kur një shok më inkurajoi të marrë heroinë, nuk mendova dy herë. Por, më vonë e kuptova se kjo drogë krijon një varshmëri tepër të madhe.”

Me gjithë varshmërinë që ka, Porter arrin ta fshehë nga opinioni, e kryesisht nga ndërmarrësit me të cilët ka marrëdhënie të ngushta biznesi, transmeton Telegrafi.

“Flitet para meje dhe shahen ata që marrin drogë. Si të varur dhe të rrezikshëm, konsiderohen njerëzit që nuk veshin setër dhe këmishë me kravatë. Askush nuk mendon se unë jam një marrës i heroinës” ka thënë ai.

“Duhet të hiqen botëkuptimet, se vetëm ata që dëgjojnë një lloj të caktuar muzike apo vishen më ndryshe, janë përdorues të drogës. Unë veshi këmishë të bardhë dhe kravatë, e jam shumë thellë i zhytur në narkotik.”

Sipas Porter, shumë njerëz fshihen pas rrobave dhe profesionit, teksa në fshehtësi mbyten me pluhur të bardhë.

*Ky nuk është emri tij, por është shfrytëzuar nga redaksia, për të ilustruar raportin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori