LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja me shpinë të deformuar, rrezikon jeton që të përmirësojë trupin

Adoleshentja me shpinë të deformuar, rrezikon jeton që të përmirësojë trupin

Preeti Kumari Rai, rrezikon të mbetet e paralizuar apo të humbë jetën, gjatë operimit për të përmirësuar shpinën e saj të deformuar.

Vajza 17-vjeçare është diagnostifikuar me congenital scoliosis, kur ishte në moshën tetëvjeçare.

Më se dhjetë mjek në New Delhi të Indisë, ka ngritur duart prej saj, në pamundësi të shërojnë kurrizin e saj në formë të shkronjës S.

Mirëpo, ajo ka gjetur një kirurg që pranon ta kryej operimin, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, nëse diçka nuk shkon në rregull, ajo rrezikon të mbetet e paralizuar për tërë jetën, apo edhe më keq, të vdes në vend.

“Besoj se do të kem sukses dhe do të shërohem” ka thënë Kumari Rai, lidhur me operimin.

“Nuk mund të jetoj kështu. Dua të kem një jetë normale, të shkollohen dhe të punoi” ka thënë adoleshentja, e cila një ditë ëndërron të punojë në Qeveri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori