LAJMI I FUNDIT:

Cila është periudha më depresive e vitit

Cila është periudha më depresive e vitit

Hulumtimet tregojnë se këto pesë terme shfaqen më së shumti në pranverë dhe verë dhe në mënyrë drastike reduktohen gjatë festave.

Me gjithë besimin se koha e festave është më depresive, “indeksi i depresionit të Google”, i cili është përpiluar nga Washington Post, tregon se termet e depresionit, ankthit, dhimbjes, stresit dhe lodhjes janë më të “kërkuarat” në pranverë dhe verë.

Koha e festave të Kërshëndellave, sipas këtij studimi, është më së paku depresve gjatë vitit, ndërsa pas saj menjëherë vjen Viti i Ri, ndërsa dita më e keqe vitin e kaluar ishte një e mërkurë në prill.

Njerëzit janë më depresivë gjatë javës se sa në fundjavë, dhe gjatë gjithë vitit të martat dhe të mërkurat janë të barabarta në betejën për ditën më të keqe, transmeton Koha.net. Menjëherë pas tyre vijnë e hëna dhe e enjtja.


Kur është fjala për termet individuale, dhimbja dhe ankthi ndodhin më shpesh të hënave, stresi dhe depresioni të marteve, ndërsa lodhja të mërkurën.

Kërkimet e të gjitha termeve bien me shpejtësi para fundjavës dhe përsëri rriten të dielën, ndërsa është vërejtur se dallimet në raport të javës dhe fundjavës zvogëlohen në korrik.

Në mars dhe prill, ulje-ngritjet në mes të kërkimeve janë shumë më të larta.

Ekspertët thonë se këto rezultate janë të pritshme, sepse fundi i verës i bën njerëzit më depresivë në vjeshtë, ndërsa në pranverë për të janë meritore ditët më të gjata që e çrregullojnë ekuilibrin kimik në trup. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori