LAJMI I FUNDIT:

Dieta mesdhetare më e mira në luftën kundër peshës së tepërt

Dieta mesdhetare më e mira në luftën kundër peshës së tepërt

Dieta mesdhetare është mënyra më e mirë për ta mbajtur një peshë të shëndetshme dhe është më e dobishme se numërimi i kalorive në luftën kundër trashjes, pohojnë mjekët e njohur.

Në një artikull të botuar në revistën mjekësore “Postgraduate” theksohet se pikërisht dieta mesdhetare mbron nga goditja në tru dhe infarkti. Për humbje të qëndrueshme peshe është më e mirë se dietat që janë të bazuara në ushqim me nivel të ulët të kalorive, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Autorët e artikullit e kritikojnë industrinë e humbjes së peshës sepse ajo përqendrohet në kufizimin e numrit të kalorive në vend të ushqyerjes cilësore.

Dieta mesdhetare sugjerohet sepse ajo përfshin fruta, perime, arra dhe vaj ulliri.


Autori kryesor, kardiologu dr. Aseem Malhotra, thekson se provat shkencore janë të pamohueshme.

“Më e përgjegjshme është t’u thuhet njerëzve që të përqendrohen në konsumin e ushqimit kalorik”, tha ai.

E frymëzuar nga kuzhina tradicionale si ajo greke, spanjolle dhe italiane, dieta mesdhetare ka qenë gjithmonë e lidhur me shëndetin dhe një zemër të shëndetshme. Ajo përmban një shumëllojshmëri të perimeve, frutave të freskëta, drithërave, vajit të ullirit, arrave, mishit të shpezëve dhe peshkut në vend të mishit të kuq, gjalpit dhe yndyrave shtazore.

“Ajo ka një ndikim shumë të shpejtë në shëndetin. Është dëshmuar se ushqimet tradicionale mesdhetare e zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe atë për vetëm disa muaj”, tha Malhotra.

Në revistën mjekësore gjithashtu theksohet se dieta mesdhetare është tri herë më efektive se ilaçet statine. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori