LAJMI I FUNDIT:

Gruas që ankohej për dhimbje barku, i nxorën afro 12 mijë gurë nga tëmthi

Gruas që ankohej për dhimbje barku, i nxorën afro 12 mijë gurë nga tëmthi

Minati Mondal kishte dhimbje në bark, ngërçe dhe thartirë për dy muaj.

Kur 51-vjeçarja shkoi në një spital në Kalkutë të Indisë, rrezet X zbuluan se është krijuar diçka në trupin e saj.

Mjekët fillimisht kanë menduar se ajo vuan nga ndonjë tumor masiv, por më pas ka dalë se asaj i janë formuar gurë.

Nga fshikëza e tëmthit, asaj i kanë nxjerrë 11,950 gurë, transmeton Telegrafi.


Këta gurë që janë nga dy deri në pesë milimetra, përbëhen nga kolesteroli dhe kripa.

Kjo sasi enorme e gurëve në fshikëzën e tëmthit, besohet të jetë më e madhja në botë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori