Rezultatet e një kërkimi të fundit shkencor tregojnë se mund të kemi një reduktim drastik të rrezikut nga vdekja. Kjo duhet arritur falë vlerave optimale të presionit të gjakut që duhet të shënojë çdokush, sugjeruar nga ky studim që hedh poshtë vlerat e deritanishme
Rezultatet e një kërkimi të fundit shkencor tregojnë se mund të kemi një reduktim drastik të rrezikut nga vdekja. Kjo përveç shumë faktorëve, mund dhe duhet arritur së pari falë vlerave optimale të presionit të gjakut që duhet të synojë të regjistrojë çdokush.
Presioni i gjakut në vlera të shëndetshme, është i rëndësishëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Nëse ai është i lartë, gjaku rrjedh shumë shpejt nëpër damarët tanë dhe mund të dëmtojë organet.
Deri më tani, presioni i gjakut në vlerat e më pak se 140 mmHg, vlerësohej si “optimal”. Një studim aktual që është publikuar së fundmi, megjithatë e kundërshton këtë tezë.
Ndryshim nga vlera e perceptuar deri më tani
Shkencëtarët kanë kryer kërkime mbi avantazhet shëndetësore të një presioni gjaku prej 120 mmHg në 9500 testues. Pas tre vjetësh u treguan rezultate shumë të qarta. Vlera optimale e presionit të gjakut është më e vogël se sa është perceptuar deri më tani.
Deri më tani, në mbarë botën, më konkretisht vlente deviza: Një presion gjaku më i ulët se 140, është optimal. Por një studim amerikan i reklamuar me të madhe në revistat shkencore të sferës përkatëse, duket se ka sjellë rezultate të reja, që lëvizin vlerat që tashmë njiheshin si tradicionale e të gjithëpranuara, çka mund të sjellë një revolucion të vërtetë.
Kështu, kush e ul vlerën e presionit të gjakut në 120 mmHg, do të vuajë qartësisht më pak nga një dobësim zemre, duke e ulur rrezikun nga vdekja me 25 për qind – krahasuar me njerëzit me një presion gjaku pak nën 140.
9500 vetë morën pjesë në test
Shkencëtarët e grupuar rreth një grupi të “Case Western Reserve University” në Cleveland të SHBA-së, kanë kryer kërkime në një rreth të gjerë testuesish që kapnin shifrën e 9500 vetëve me një presion gjaku të lartë në moshën më shumë se 50-vjeçare.
Një pjesë u desh ta ruante presionin e vet të gjakut me anë të medikamenteve në nivelin 120. Pjesa tjetër në nivelin e nën 140.
Studimi tregoi avantazhin e presionit të ulët
Studimi që ishte parashikuar të shtrihej në pesë vjet tregoi qysh në vitin e tretë të tij rezultate të qarta: Rreziku që të sëmuresh nga një dobësim kronik i zemrës, te pacientët me një presion gjaku në vlerat 120, ishte 38 për qind më i ulët se sa tek “grupi i kontrollit”.
Njësia matëse mmHg është shkurtimi për “milimetër në shtyllën e merkurit”. Pasi më parë se të hynin në përdorim aparatet digjitale për matjen e presionit të gjakut, presioni i gjakut matej me një manshetë që mbërthehej në krah e që na tregonte nivelin, duke parë shkallën e merkurit (zhivës) që ulej e ngrihej në mënyrë mekanike.
Të parët e mbronin muskulin e zemrës dukshëm më mirë. Në rastin e presionit të gjakut të ngritur, muskuli i zemrës mund të zgjerohet, çka mund të sjellë një insuficiencë kardiake. Brenda tre vitesh studimore, vdiqën vetëm 3,3 për qind e grupit me vlerën 120, përkundrazi, ishin 4,5 për qind e atyre me vlerën 140.
“Efektet anësore” të presionit të ulët
Studimi SPRINT shfaq qartazi avantazhet e një presioni të ulët gjaku, shkruan Shqip. Por gjithsesi, testuesit me një vlerë të presionit të gjakut prej 120 mmHg u pa të vuanin më shpesh nga dëmtimet e veshkave dhe ndryshimet e bilancit të tyre mineral.
“Shoqata Gjermane për Hipertoninë dhe Parandalimin” konfirmon nga ana tjetër në deklaratën e saj me këtë rast se: Ky studim do të sjellë një ndikim të madh në rekomandimet që lidhen me trajtimin e presionit të gjakut”. Ndërkaq, “Liga Gjermane për Presionin e Lartë të Gjakut” ka nisur të merret që tashmë me përpunimin e rekomandimeve të bëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve