Shumica e rregullave për ushqim, të cilat hasim apo të cilat i dëgjojmë shpesh në jetën e përditshme, janë gjepura të pastra.
Nutricionistja e njohur botërore, Monica Reinagel, pohon që shpesh në jetë drejtohemi nga disa fakte të imagjinuara të cilat na e diktojnë sjelljen. Ajo ka veçuar pesë rregulla të cilat duhet t’i harroni gjithmonë.
1. Hani çdo dy-tri orë për të parandaluar ngadalësimin e metabolizmit
Trupi nuk do të uritet nëse nuk hani pas disa orëve. Në fakt, duhen tri ditë agjërim apo kufizime serioze kalorike që trupi të fillojë të përshtatet në aspektin metabolik. Për këtë arsye nuk ka nevojë të hahet çdo disa orë për ta mbajtur nivelin e sheqerit në gjak. Përkundrazi, distancat kohore më të gjata në mes shujtave janë më të mira për rregullim të sheqerit në gjak dhe shëndetin në përgjithësi.
2. Mos hani vonë, sepse trasheni
Kaloritë të cilat i konsumoni pas orës 21 nuk do të shkaktojnë të trasheni në raport me kaloritë të cilat i keni konsumuar më herët. Më e rëndësishmja është sa kalori keni konsumuar gjatë ditës, dhe jo në cilën kohë i keni ngrënë.
3. Kafeina ndikon keq në organizëm
Shpesh shkruhet keq për kafeinën, por shumica e atyre akuzave janë absolutisht të pasakta, transmeton Koha.net. Kafeina nuk e dëmton zemrën e as i dobëson eshtrat. Në fakt, kafeina ofron një varg të dobive shëndetësore: stimulon trurin dhe sistemin nervor qendror, dhe sipas të gjitha gjasave, mbron edhe nga sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
4. Mishi i pulës është gjithmonë zgjedhje më e shëndetshme e mishit
Pjesë të mishit të lopës dhe viçit mund të jenë njëlloj të payndyrshme si gjoksi i pulës. Përveç kësaj, disa pjesë të pulës dhe bibës mund të kenë sasi të njëjta të yndyrave si bifteku i viçit. Po ashtu, e rëndësishme është edhe mënyra e përgatitjes. Të mos flasim që mishi i lopës shpesh përmban gati dyfish më shumë hekur, zink dhe vitamina B12 se sa mishi i bibës.
5. Shmangia e shurupit të misrit të pasur me fruktozë
Në nivel biokimik ky shurup nuk trash e as nuk dëmton më shumë se sa sheqeri i zakonshëm. Problemi me sheqerin nuk është në atë se cilin sheqer e përdorim, por sasinë të cilën e konsumojmë. Kështu që synimi nuk është që sheqeri i zakonshëm të zëvendësohet me ndonjë version që supozohet të jetë më i shëndetshëm. Por, të zvogëlohet konsumimi i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve