LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se e goditi rrufeja, por dhimbja që ndjeu ishte nga diçka tjetër

Mendoi se e goditi rrufeja, por dhimbja që ndjeu ishte nga diçka tjetër

Sunil Dade ka qenë duke ujitur në kopshtin e tij në Londër, kur e ka ndjerë një dhimbje të tmerrshme në kokë.

Burri 33-vjeçar, në atë moment ka menduar që e ka goditur rrufeja dhe është hedhur dhe rrotulluar nëpër barë.

Mirëpo, ai vetëm sa është pickuar nga një merimangë, që besohet të jetë një “Vejushë e Zezë” false.


Ai ka bërtitur dhe ka qarë, derisa ka hyrë në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.

Shkaku i hedhjeve që ka bërë, ai i ka lënduar rëndë dy rruaza të shpinës.

Pickimi i merimangës së zezë me shpinë të bardhë, e ka lënë me qafë të djegur.

Disa ditë më vonë, atij i është hequr lëkura, por ende nuk mund ta kthen qafën si duhet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori