LAJMI I FUNDIT:

A jeni tashmë të rritur? Ju tregojmë si ta kuptoni

A jeni tashmë të rritur? Ju tregojmë si ta kuptoni

Nëse jeni në të 20-at dhe jeni të shqetësuar se nuk po gjeni partnerin tuaj ideal, nuk ka nevojë të stresoheni. Është statistikisht e provuar se, herët apo vonë, kjo do të ndodhë.

Bussiness Insider ka folur me psikologun Jeffrey Arnett, nga Universiteti i Clark-ut, i cili ka kryer një studim mbi të rinjtë mes moshave 18-29 vjeç dhe të atyre tashmë të pjekur, rreth moshave 25-39 vjeç.

Ai ka zbuluar me anë të këtij kërkimi se, ka një karakteristikë që shenjon kalimin nga faza e adoleshencës, në pjekuri. Dhe kjo karakteristikë është pranimi dhe të qenit i kënaqur me realitetin.

‘Një veçori që e bën dikë të quhet ‘i rritur’ është që ai t’i marrë vetë vendimet e veta’, dhe të ndalojë së besuari gjithnjë se ai mund të ketë edhe më mirë, thotë Arnett. ‘Fillon të kuptosh se mundësitë që të ofrohen nga jeta nuk janë të pakufijshme’


Thënë ndryshe, ndoshta nuk do ta gjeni dot kurrë partnerin ideal ashtu siç e kishit ëndërruar, por do të gjeni një njeri të mrekullueshëm, e në një pikë të marrëdhënies tuaj do të kërkoni të ndani jetën me këtë njeri, pavarësisht ‘ceneve’ që ka.

Po kështu funksionon edhe për aspektin professional të jetës tuaj. Ndoshta puna që ëndërronit nuk do t’ju ofrohet ndonjëherë, por keni për të gjetur një pozicion që ju bën të ndiheni mjaftueshëm mirë, sa të rreshtni së kërkuari në internet për ndonjë mundësi më të mirë pune.

‘Në fund të të 20-ave, shumica e njerëzve i kanë bërë zgjedhjet e tyre’ thotë Arnett ‘Njerëzit mësojnë të bëjnë kompromise, sepse njerëzit këtë duhet të bëjnë: Kompromise, shkruan Anabel. Ata kuptojnë se nuk mund të marrësh asnjëherë ekzaktësisht atë që duan, ndaj vendosin të kënaqen me atë që mund të kenë.’

Sipas studimit të Clark University, 74% e të rriturve janë ose të martuar, ose bashkëjetojnë me dikë. 87% e tyre mendojnë se kanë gjetur shpirtin e tyre binjak. Ndërsa 65% e të rriturve kanë tashmë të paktën një fëmijë – 90% e tyre, një përqindje gati absolute- rrëfejnë se janë shumë më të lumtur dhe se më në fund, e kanë gjetur kuptimin e jetës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori