LAJMI I FUNDIT:

Pickimi i merimangës e la me shenjë në faqe

Pickimi i merimangës e la me shenjë në faqe

Amelia Nielsen kur u zgjua nga gjumi, pa dy shenja pickimi në faqen e saj...

Brenda disa ditësh, faqja e 13-vjeçares filloi të ënjtej dhe të rritet sa një top tenisi, transmeton Telegrafi.

Me këtë gjendje, ajo ka kërkuar ndihmën e mjekëve të spitalit në Bradfort të Yorkshire i Anglsisë.


Mjekët kanë thënë se ajo është pickuar nga një merimangë, që është e ngjashme me “Vejushën e Zezë”, që është një ndër insektet më të helmueshme.

Sidoqoftë, faqes së saj ka filluar t’i largohet ënjtja, por i ka lënë shenja të dukshme.

Lëkura saj është kthyer në një rreth me luspa, që duket sikur të jetë djegur më parë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori