LAJMI I FUNDIT:

Testi kontrovers që tregon për sëmundjen gjenetike që do t’i bartet fëmijës

Testi kontrovers që tregon për sëmundjen gjenetike që do t’i bartet fëmijës

Është lansuar një test i gjakut, që tregon për sëmundjet të cilat do të ja kalojnë prindërit, fëmijës së tyre të pa lindur.

Ky lloj testi që kushton mbi dymijë euro, paralajmëron prindërit e ardhshëm, nëse do të kenë një fëmijë me të meta, para se të vendosin ta ngjizin atë, transmeton Telegrafi.

Kompania që e ka krijuar “Genetic Carrier Test”, ka thënë se ka pasur interes të madh për këtë test, të cilin po e provojnë edhe gratë beqare.

Ky test, që tregon për sëmundjet që do t’i marrë fëmija nga prindi, po cilësohet negativ nga kritika.


“Me anë të këtij testi, aftësitë e kufizuara dhe sëmundjet, po bëhen si të papranueshme” po thuhet lidhur me këtë test.

Mirëpo, mjekët po i inkurajojnë çiftet, që të bëjnë një test të tillë, në mënyrë që të mos bartin sëmundje të pashërueshme, tek fëmijët e tyre.

Deri në 600 sëmundje, që mund të barten nga prindi tek fëmija, mund të bëhen me anë të këtij testi të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori