Shkencëtarët kanë zbuluar një veçanti në sistemin imunitar të kësaj specieje, që mund të shërbejë edhe për njerëzit.
Ka vite e vite që studimet e universiteteve më të mëdha përpiqen të shpjegojnë se, përse elefantët kanë një vdekshmëri kaq të ulët prej kancerit. Së fundmi, ka qenë grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Utah-ut ai që arriti ti japë zgjidhje kësaj pikëpyetjeje që shihej si çelësi për të shëruar kancerin tek njerëzit.
Sipas shkencëtarëve amerikanë të Utah-ut, gjeni përgjegjës për prodhimin e qelizave që luftojnë kancerin është rreth 19 herë më i zhvilluar tek elefantët, sesa tek njerëzit. Pra, nëse për një gjen të këtillë njerëzit kanë 2 kopje, elefantët kanë 38 kopje.
Thënë më konkretisht: sistemi imunitar i elefantëve është 19 herë më i aftë të luftojë kancerin sesa sistemi ynë i mbrojtjes. Megjithatë, ky zbulim ishte çelësi që ka hapur dyer të pafundme në eksperimentet për zbulimin e një ilaçi përfundimtar kundër kancerit tek njerëzit, dhe shkencëtarët janë gati të punojnë pa pushim derisa t’ia arrijnë.
Ajo që nxiti kureshtjen e tyre për dekada të tëra ishte se, edhe pse elefantët janë kafshë gjigante e të përbërë prej shumë qelizash (çka do ta lehtësonte përhapjen e qelizave kancerogjene), ata kishin një vdekshmëri shumë të ulët se ne, që jemi specie shumë më të vogla, shkruan Anabel. Vetëm 5% e elefantëve vdesin nga kanceri. Ndërkaq, shifrat e njerëzve që vdesin nga kanceri kanë arritur 24%-ëshin.
Tashmë kanceri është kthyer në sëmundjen e shekullit. Mbi 8 milionë njerëz vdesin çdo vit prej tij, nga të cilët rreth 53% janë meshkuj, dhe 47% femra. Shifrat kanë prirje të rriten në vitet e ardhshme, ndaj e gjithë bota është në alarm.
Duket sikur koha nuk pret më për gjetjen e një kure që ta shkatërrojë kancerin në mënyrë të pakthyeshme. Por a do të jetë natyra me ne? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve