LAJMI I FUNDIT:

Si na rigjallërojnë produktet e bletëve

Si na rigjallërojnë produktet e bletëve

Mjalti, i cili është në fakt pështyma e bletës, ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Pikërisht për këtë arsye, mjalti nuk mund të prishet. Mjalti është aq i mirë saqë mund t’i mbytë bakteret MRSA. Ai është një burim i shkëlqyer i mineraleve, enzimave dhe antioksidantëve.

Mjalti mund të përdoret për lehtësimin e djegieve, forcimin e sistemit imunitar, lehtësimin e plagëve dhe kujdesin e lëkurës, transmeton koha.net.

Mjaltin duhet ta blini tek prodhuesit e dëshmuar që të mos blini pa nevojë mjaltë të rreme. Sepse praktikisht nuk do të ketë veti ushqyese, dhe mund të përmbajë edhe përbërës si laktoza, shurupi i orizit dhe madje edhe antibiotikë.

Propolisi
Propolisi është një substancë ngjitëse të cilën bletët e mbledhin nga sythat dhe lëngjet e luleve. Bletët e përdorin atë për parandalimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e kosheres nga faktorët e jashtëm të dëmshëm, siç janë insektet e tjera, shiu dhe papastërtitë nga ajri.


Propolisi shpesh përdoret për ta lehtësuar dhimbjen e fytit dhe kollën. Ai gjithashtu është dëshmuar i shkëlqyeshëm për lehtësimin e dhimbjes në sinuse dhe herpesit. Në disa vende, ai përdoret shpesh për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe për t’i reduktuar inflamacionet. Ai gjithashtu ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale.

Qumështi i bletës
Qumështi i bletës është një substancë e bardhë të cilën bletët e tajitin nga gjëndrat në kokat e tyre. Qumështi i bletës është një burim i shkëlqyer i komponimeve ushqyese. Ai përmban acide yndyrore, vitamina B (është burimi më i mirë i vitaminës B5), aminoacide, minerale dhe proteina.

Qumështi i bletës shpesh shtohet në produkte për t’i parandaluar shenjat e parakohshme të plakjes. Ai mund ta përmirësojë koncentrimin dhe kujtesën. E vetmja mangësi e qumështit të bletës është shija e pakëndshme. Kjo është arsyeja se pse është më mirë të konsumohet në smoothie ose jogurt.

Poleni i bletës
Poleni i bletës përdoret për t’i ushqyer bletët e reja. Ai është një nga materiet më ushqyese të njohura për njeriun. Ai përmban aminoacide, vitamina B, acid folik dhe proteina. Poleni i bletës është në fakt 40% vetëm proteina. Kjo do të thotë se është burim më i mirë i proteinave se sa shumica e ushqimeve me prejardhje të kafshëve. Ai përmban më shumë aminoacide se mishi i viçit, vezët apo djathi.

Është e rëndësishme që polenin e bletës ta blini nga prodhuesit e njohur sepse shumë lehtë ai mund të përmbajë pesticide të dëmshme. Poleni i freskët dhe natyral i bletës duhet të jetë në granula. Ai është i shkëlqyeshëm për të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Dylli i bletës
Qirinjtë nga dylli natyror i bletës janë dukshëm më të shëndetshëm dhe më ekologjik se qirinjtë e zakonshëm. Kur e ndizni një qiri të zakonshëm, e ndotni ajrin, sepse janë bërë nga komponentë që mund të shkaktojnë vështirësi në punën e mëlçisë, leukemi dhe probleme neurologjike. Era e qirinjve artificial mund t’i dëmtojë mushkëritë, të shkaktojë dhimbje koke dhe t’i përkeqësojë simptomat e alergjive.

Qirinjtë nga dylli i bletëve do ta pastrojnë ajrin në shtëpinë tuaj. Mund ta përmirësojnë disponimin, t’i rrisin nivelet e energjisë dhe shëndetit. Qirinjtë nga dylli i bletës digjen më gjatë dhe lirojnë dritë më të këndshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori