LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kërkojnë ndalesë të plotë të yndyrave të ngopura në ushqimet e përpunuara

Shkencëtarët kërkojnë ndalesë të plotë të yndyrave të ngopura në ushqimet e përpunuara

Yndyrat e ngopura janë aq të rrezikshme, sa që përdorimi i tyre në ushqimet e përpunuara, nxitë sëmundje me pasojë vdekjen.

Nëse prodhuesit dhe restorantet detyrohen të mos përdorin këto yndyra, vetëm në Angli do të shpëtohen 7200 jetë, gjatë pesë viteve të ardhshme, transmeton Telegrafi.

Akademikët nga Universiteti i Oxfordit, Liverpoolit dhe Lancester kanë thënë se ndalesa është “teknikisht e realizueshme”, vetëm se nevojiten “vendime bindëse”.

Yndyrat e ngopura nxjerrën nga bimët vajore, të cilat janë pjesërisht të hidrogjenizuara për t’i bërë më të forta.


Më pas, ato përdoren në margarina të ndryshme, pjekurina, ëmbëlsira, biskota dhe në vajin për përgatitje për të shtuar shijen, teksturën dhe mbështjelljen.

Por, ekspertët kanë kërkuar për një kohë të gjatë, se këto yndyra po shkaktojnë sëmundje dhe vdekje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori