LAJMI I FUNDIT:

Merimanga i ka krijuar rrjetë në kanalin e veshit (video)

Merimanga i ka krijuar rrjetë në kanalin e veshit (video)

Në veshin e një gruaje kineze, është gjetur një merimangë, që ka arritur të krijojë rrjetë gjatë tërë hapësirës së kanalit të veshit.

Për disa ditë me radhë, gruaja e njohur vetëm si Li, ka pasur dhimbje të mëdha në vesh.

Me gjithë tabletat kundër dhimbjes, asaj nuk i kanë pushuar dhimbjet, transmeton Telegrafi.

Me të shkuar tek një qendër otorinolaringologjie në Xiamen të Kinës, mjekët janë befasuar me atë që i kanë gjetur.


Në veshin e Li, ka qenë një merimangë, që ka arritur të krijoi rrjetë gjatë tërë hapësirës së kanalit të veshit.

Kjo i ka dhënë asaj dhimbje, si pasojë e presionit të timpanit.

Mjekët kanë intervenuar shpejtë, nga frika se merimanga mund të lëshoi vezë, në çerdhen e saj të re. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori