Punët e mërzitshme të shtëpisë janë të shkëlqyeshme për shëndetin mental
Zierja, hekurosja, pastrimi, larja dhe punët e tjera të shtëpisë mund të reduktojnë dukshëm rrezikun nga dementia dhe sëmundja e Alzheimerit.
Gjatë viteve të kaluara shumë studime kanë treguar që ushtrimet e moderuara, noti ose vrapimi te personat më të moshuar reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit dhe nga sëmundjet e tjera të dementias. Por, nëse rastësisht nuk keni forcë, dëshirë, vullnet dhe kondicion për ato aktivitete fizike, mos u dëshpëroni sepse shkencëtarët kanë konstatuar që edhe punët e zakonshme të shtëpisë arrijnë rezultate të njëjta.
Kështu, shkencëtarët nga spitali universitar Rush kanë kërkuar nga 716 vullnetarë, të moshës mesatare prej 82 vjeç, që tri vjet të mbajnë pajisjen e vogël e cila regjistron aktivitetin e tyre të përditshëm. Para fillimit të eksperimentit të gjithë vullnetarët është dashur të zgjedhin testin e dizajnuar për matjen e funksioneve kognitive, si kujtesa dhe të menduarit.
Tre vjet më vonë, nga Alzheimeri janë sëmurë 71 vullnetarë, ndërsa hulumtuesit thanë që rezultatet e studimit kanë treguar që ata që kanë qenë më së paku aktiv kanë shanse dyfish më të mëdha që tek ata të zhvillohet sëmundja neurodegjenerative.
“Studimi ynë tregon që ushtrimet, por edhe aktivitete tjera ditore si zierja, larja e enëve dhe pastrimet kanë lidhje direkte me rrezikun më të vogël nga sëmundja e Alzheimerit, transmeton Koha.net. Këto rezultate le të jenë nxitje për njerëzit më të moshuar, që nuk mund të bëjnë ushtrime formale, që të jenë më aktiv në jetën e përditshme”, ka thënë dr. Aron Buchman, udhëheqësi i studimit.
Sipas të dhënave shëndetësore botërore një në tre persona mbi 65 vjeç do të sëmuret nga ndonjë formë e dementias. Por, mjekët pohojnë që me aktivitet të rregullt fizik, rreziku mund të reduktohet edhe deri në 45 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve