LAJMI I FUNDIT:

Pesë ushqime të çuditshme

Pesë ushqime të çuditshme

Nëse shkencëtarët arrijnë sukses në misionin e tyre për të zbuluar një lloj të orizit që është rezistent ndaj absorbimit të rrezatimit, kokrra e bardhë do t’i bashkëngjitet një vargu të krijimeve më të pazakonshme ushqimore që janë korrur në të kaluarën për qëllime specifike:

Super brokoli
Shkencëtarët britanikë vitin e kaluar kanë kultivuar një lloj special të brokolit i cili përmban dyfish më shumë nivele të lëndës ushqyese “glucoraphanin" sesa versionet konvencionale. Pretendohet që lloji i ri i superbrokolit do të ndihmojë të largohet kanceri dhe sëmundjet e tjera.

Shalqinjtë katrorë
Fermerëve në pjesën jugperëndimore të Japonisë, në Shikoku, u erdhi ideja kreative për krijimin e shalqirit katror – për të mundësuar që të palohen dhe të paketohen sa më lehtë në kuti dhe supermarkete. Si e kanë bërë këtë gjë? Thjesht duke rritur frytin në një kallëpe me formë katrore ashtu që ata kanë marrë formë kubike kur janë pjekur.

Trëndafilat e kaltër
Për një kohë të gjatë kupa e shenjtë e kopshtarëve shpikës – dhe simbol i asaj që dikur është konsideruar e pamundur – trëndafilat e kaltër po ashtu janë krijuar pas dekadash hulumtimi. Të zbuluar fillimisht nga dega australiane e kompanisë japoneze Suntory, lulet janë mbjellë me një gjen që stimulon sintezën e pigmentit të kaltër në manushaqe trengjyrëshe.


Graisin
Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Japonisë për Gjenetikë qëndrojnë prapa krijimit me emër të çuditshëm “graisin” – që i referohet një lloj rrushi të thatë me madhësi gjigante i programuar për t’u rritur më shumë se masa konvencionale e tij, ndërsa me shije të njëjtë si origjinali i tij i vogël, transmeton Koha.net.

Orizi i thatë
Detyra për të kultivuar oriz të pamodifikuar gjenetikisht të qëndrueshëm ndaj thatësirës për një kohë të gjatë ishte pika e fokusit për hulumtuesit japonezë. Qëllimi i hulumtimit është të krijohet oriz i qëndrueshëm ndaj thatësirës që është i përshtatëm për mbjellje në Afrikë dhe rajonet e tjera me klimë të thatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori