LAJMI I FUNDIT:

Në punë apo në shkollë, jo më parë se ora dhjetë e mëngjesit

Në punë apo në shkollë, jo më parë se ora dhjetë e mëngjesit

Kërkuesit e fushës së gjumit kanë rekomanduar me forcë që bota të ndryshojë orët e stilit të jetesës, pasi ne po zgjohemi më herët nga sa duhet.

T’u kërkosh njerëzve nën moshën 55-vjeçare të fillojnë punën përpara orës nëntë të mëngjesit, është e ngjashme me torturën, sipas një nga ekspertëve më të mirë të gjumit në Britani.

Ata që e detyrojnë stafin të punojë nga ora nëntë deri në pesë, shkaktojnë te punëmarrësit rraskapitje dhe stres, të gjitha këto për shkak të deprivimit të gjumit, thotë doktor Paul Kelley.

Akademiku nga Universiteti i Oksfordit tha se mungesa e gjumit është një kërcënim për performancën e mirë në punë për të gjithë ata persona deri në moshën 55-vjeçare. Pas kësaj moshe, njerëzit kanë nevojë për më pak gjumë.


Doktor Kelley, një kërkues klinik në Institutin e Neuroshkencës dhe Gjumit në Universitetin e Oksfordit, tha se ekzistonte nevoja që shoqëria të ndryshojë kohën e fillimit të shkollës dhe punës, për t’u përshtatur me orën natyrore të trupit.

Kompanitë që i detyrojnë punonjësit të fillojnë të punojnë herët, rrezikojnë të dëmtojnë performancën e tyre dhe t’u sjellin atyre probleme shëndetësore.

Ai thotë se “ky është një problem i madh i shoqërisë sonë, puna duhet të fillojë në dhjetë të mëngjesit. Nuk duhet të punoni përpara kësaj ore pa kaluar moshën 55-vjeçare”.

Punonjësve zakonisht u privohet gjumi. Ne jemi një shoqëri e privuar nga gjumi. Kjo dëmton shumë sistemet tona trupore, sepse prek sistemet fizike, emocionale dhe performancën e trupit.

Dr. Kelley bëri thirrje për të ndryshuar orën e fillimit të shkollës dhe punës, pasi këtë e imponon vetë ritmi 24-orësh i trupit të njeriut. Trupi ka një matës të ritmit, që është i përbërë nga receptorë të specializuar në sy, gjë që ndikon më pas në të gjithë trupin.

Mungesa e gjumit është zbuluar se prek vëmendjen dhe kujtesën afatgjatë, nxit abuzimin me drogën dhe alkoolin, shkruan Shqip. Mund të shkaktojë gjithashtu zemërim, ankth, acarim, sjellje impulsive, shtim në peshë, presion të lartë të gjakut, stres dhe probleme mendore.

“Të rinjtë janë veçanërisht të rrezikuar nga mungesa e gjumit dhe një ditë shkolle e filluar mirë, duhet të jetë ora 11 e mëngjesit, gjë që u lejon fëmijëve të ngopen me gjumë”, thotë dr. Kelley.

Ata humbin çdo ditë dy orë gjumë, gjë që, sipas studiuesit, çon në aftësi në të nxënë, më të dobëta. Duke i lejuar nxënësit të qëndrojnë më gjatë në shtrat, ne u japim atyre mundësinë të kenë rreth 10 për qind rezultate më të mira në provime.

“Ndryshimi i ditës së shkollës është një hap relativisht i thjeshtë, që nuk kërkon shumë metoda mësimi, testimi apo shpenzime shtesë”, pretenduan studiuesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori