LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë se sa të varur jemi nga telefonat e zgjuar

Statistikat tregojnë se sa të varur jemi nga telefonat e zgjuar

Deloitte Mobile Consumer ka bërë një hulumtim me katërmijë të rritur, ku ka nxjerrë fakte interesante, të përdorimit të telefonit të zgjuar.

Nëse e merrni telefonin sapo të zgjoheni nga gjumi, apo qëndroni në telefon gjatë para se të flini, nuk jeni të vetmit.

Studimi tregon se çdo i treti njeri, e kontrollon telefonin mes 25 deri 50 herë në ditë, transmeton Telegrafi. Ndërkohë, 16 për qind e njerëzve e kontrollojnë telefonin më se 50 herë në ditë.

Një nga dhjetë përdorues, e kapin telefonin sapo të hapin sytë në mëngjes – dhe, jo vetëm për të fikur alarmin – deri në 53 për qind e përdoruesve, kalojnë nga 15 minuta.


Pothuajse gjysma e të intervistuarve, e kontrollojnë telefonin pesë minuta pasi të jenë zgjuar, zakonisht për të kthyer mesazhet, emaila dhe rrjete sociale.

Rituali i njëjtë përsëritet në kohën e gjumit, ku shumica qëndrojnë nga pesë minuta pra se të flenë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori