LAJMI I FUNDIT:

Si mund ta rinisni palestrën pas pushimeve

Si mund ta rinisni palestrën pas pushimeve

Motivime të mira për të mos braktisur propozimin klasik ndaj vetes në fund të verës: të bëni më shumë sport dhe të shkoni në palestër.

Bërja më e shumtë e sportit është një nga dëshirat apo vetëpropozimet femërore më të zakonshme. Sigurisht, këtu nuk përjashtohen as meshkujt.

Por në pjesën më të madhe të herëve, vetëpropozimi i mirë për të bërë palestër, “mbytet” mes obligimeve familjare, dembelizmit dhe orarit të punëve. Ja atëherë se si mund të realizoni propozimin që i keni bërë vetes për të shkuar në palestër, duke nisur nga motivime të thjeshta dhe nga rezultate të realizueshme.

Çlirohuni nga pesha e tepërt në mënyrë inteligjente
Një nga arsyet për të cilat duhet të regjistroheni vërtet në palestër është se, vetëm dieta nuk mjafton kurrë për të qenë në formë të duhur fizike. Thënë më qartë, nëse arrini të humbisni peshë nëpërmjet një diete të mirë, trupi juaj do të ketë patjetër nevojë për tonifikim. Ndaj, përveç zgjedhjes së ushqimeve dhe një diete të ekuilibruar, ju duhet të lëvizni shumë.


Një qetësues natyral
Vajtja në palestër mund t’ju ndihmojë që të rifitoni qetësinë, duke zvogëluar gjendjen e ankthit, pagjumësinë, stresin dhe çdolloj “intoksifikimi” emotiv. Provojeni për ta besuar: gjatë një seance trajnimi, organizmi prodhon endorfinën (“dopingun” e mirëqenies emocionale) dhe serotoninën. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i drejtoheni palestrës së preferuar, ose asaj që keni më afër shtëpisë, për t’u çliruar më në fund nga tensionet dhe çdo ndjenjë tjetër negative.

Rigjeni “ulësen” e duhur
Më së shumti ato që vuajnë janë gratë: dhimbjet dhe kontraktimet e traktit cervikal godasin veçanërisht popullatën e grave, prej qëndrimeve jo të duhura në punë dhe shtëpi (kompjuteri, tableti, fëmijët në krahë, punët shtëpiake), shkruan Shqip. Nëse do të filloni të frekuentoni palestrën, do të çliroheni edhe nga shumë dhimbje të tjera të vogla: dhimbjet në shpinë, shpatulla etj.

Nën mbikëqyrjen e trajnerit personal, do të arrini të rigjeni qëndrimin e drejtë, duke marrë përfitime të menjëhershme. Ju këshillohet që, në vend të ilaçeve për dhimbje të tilla të praktikoni ushtrimet fizike. Përmirësim do të ndieni që në ditët e para. Lodhja e cila bllokon pjesën më të madhe të regjistrimeve në palestër është, pothuajse gjithmonë, e tipit mendor.

Propozime të mira…për t’u ndarë
Mos ndoshta mendoni se jeni të vetmet të cilat luftoni për t’u regjistruar në palestër? Janë të shumtë njerëzit, të cilët e ndajnë këtë vetëpropozim të mirë me të tjerët. Ndaj për t’u regjistruar vërtet në palestër këtë sezon, përfshini edhe miket apo miqtë tuaj. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të jeni më të motivuar dhe më konkurrentë.

Pas lodhjes vijnë përkëdheljet
Mendoni për kënaqësinë, apo për anën e mirëqenies, me të cilën çdo qendër sportive është tashmë e pajisur: hidromasazh, dushe emocionale, sauna, banja turke etj. Përqendrohuni totalisht te relaksi, të cilin do ta shijoni, pasi të keni nxjerrë jashtë të gjitha toksinat nëpërmjet lëvizjeve. Këtë gjë mund ta bëni disa ditë në javë, ose çdo herë kur shkoni në palestër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori