LAJMI I FUNDIT:

Telefonat mobilë gjatë ngasjes më të këqij se alkooli dhe droga

Telefonat mobilë gjatë ngasjes më të këqij se alkooli dhe droga

Laboratori për hulumtime të transportit (Transport Research Laboratory) ka kryer një studim në Britaninë e Madhe, i cili zbuloi se shkrimi i SMS-ve gjatë ngasjes e ngadalëson reagimin për 37 për qind.

Përdorimi i marihuanës gjatë ngasjes e ngadalëson reagimin për 21 për qind, ndërsa alkooli (në kufirin e lejuar sipas ligjit), e ngadalëson reagimin për 13 për qind.

Biseda gjatë ngasjes është edhe më e keqe dhe njëkohësisht edhe më e rrezikshme, sepse e ngadalëson reagimin për 46 për qind.

Ky hulumtim i ka shqetësuar shumë britanikët, kështu që në Ishull po diskutohet për dënime drastike për ata që përdorin telefonat mobilë gjatë ngasjes, dhe kështu secili shofer i cili kapet duke folur në telefon i revokohet automatikisht patenta për një vit dhe i caktohet gjobë me para.


Gjoba për përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes është sanksionuar 10 vitet e fundit me 30 funte, ndërsa tani do të rritet në 100 funte, transmeton koha.net. Gjatë vitit 2012, vetëm në Britani të Madhe, janë shënuar mbi 370 aksidente të shkaktuara nga përdorimi i telefonave mobilë, janë lënduar 548 pjesëmarrës në trafik, dhe 17 prej tyre kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori