LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që vuan nga një gjendje e rrallë e lëkurës, e vetmja me këtë sëmundje që bëhet nënë

Gruaja që vuan nga një gjendje e rrallë e lëkurës, e vetmja me këtë sëmundje që bëhet nënë

Stephanie Turner vuan nga Harlequin ichthyosis, një sëmundje e rrallë e cila bën që lëkura t’i trashet dhjetë herë më shumë se zakonisht, duke shtuar një masë të madhe.

Si pasojë e kësaj, lëkura e 23-vjeçares pëson çarje të thella dhe është shumë e ndjeshme, transmeton Telegrafi.

Me gjithë disavantazhet, Turner nga Las Vega i Shteteve të Bashkuara, është e vetmja në botë, që është bërë nënë.


Për shkak të problemeve me Harlequin, grave me të prekura me këtë sëmundje, ju acarohet edhe më shumë gjendja dhe nuk mund ta mbajnë shtatzënësinë deri në fund.

Turner pranon se ka pasur probleme të mëdha gjatë shtatzënësisë, por ka pasur lindje normale.

Për fat të mirë, asnjë nga dy fëmijët e saj, nuk vuan nga kjo sëmundje e pashërueshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori