LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet “matësi i dhimbjes” në tru

Identifikohet “matësi i dhimbjes” në tru

Është gjetur "sensori i trurit për dhimbje", thonë hulumtuesit. Kur shkelni në ndonjë thumb/gozhdë ose e goditni krahun tuaj, kjo është pjesa e trurit tuaj që aktivizohet.

Hulumtuesit kanë bërë skanime të trurit të personave të cilët po përjetonin dhimbje nga depilimi gjatë disa orëve. Ata e identifikuan një rajon të trurit të quajtur insula e pasme e sipërme, e cila u bë aktive në reagim të asaj se sa dhimbje ndjen një person.

"E kemi identifikuar zonën e trurit e cila ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për përvojën thelbësore të dhimbjes", tha në një deklaratë Irene Tracey, e cila është autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e shkencës anestetike në Universitetin e Oxfordit në Angli.

Gjetjet një ditë mund t’i ndihmojnë mjekët ta zbulojnë dhimbjen tek personat që nuk e kanë aftësinë për të komunikuar mirë, si fëmijët e vegjël apo personat në gjendje kome ose ata që kanë dementia, thanë studiuesit në studimin, e publikuar në revistën “Nature Neuroscience”.


Në studim, Tracey dhe kolegët e saj e fërkuan një krem i cili përmbante kapsaicinë kimike – komponenti në specat djegës i cili shkakton ndjesi të djegies – në këmbët e 17 vullnetarëve të shëndetshëm, transmeton Koha.net. Hulumtuesit pastaj e vendosën një shishe me ujë të nxehtë apo të ftohtë në lëkurën e vullnetarëve për ta rritur ose ulur nivelin e dhimbjes së tyre.

Ndërkohë, studiuesit e skanuan trurin e pjesëmarrësve dhe u kërkuan atyre që të vlerësojnë se sa shumë dhimbje ndjenin.

Ata konstatuan që insula e pasme e sipërme shkëlqente më shumë në skanimet e trurit kur vullnetarët raportonin dhimbjen më të madhe, gjë që sugjeron se ky rajon vepron si një lloj matësi i trurit për dhimbje, thanë studiuesit.

Në vijim, hulumtuesit planifikojnë të testojnë nëse është e mundur të "fiket" ky rajon i trurit tek personat që vuajnë nga dhimbjet e vazhdueshme, për të cilat trajtimet e tjera kanë dështuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori