LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi vret qelizat e kancerit

Kanabisi vret qelizat e kancerit

Qeveria amerikane ka ndryshuar statusin e marihuanës mjekësore, që do të thotë se marihuana mjekësore nuk konsiderohet më si një drogë e dëmshme, problematike dhe pa përfitime mjekësore.

Instituti Nacional mbi Kancerin ka këshilluar që kanabinoidët ndihmojnë në trajtimin e kancerit, duke e marrë atë madje edhe në mënyra të ndryshme.

Dy kanabinoidët më të zakonshëm në marihuanë, THC dhe CBD, u zbulua se janë shumë efektiv në dobësimin e qelizave të kancerit.

Në faqe shpjegohet edhe si qelizat kancerogjene ishin vrarë tek minjtë, pas përdorimit të kanabisit.


Shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë studime, për të matur efektet e bimës te 200 lloje të qelizave të kancerit

Deri më tash, për të sëmurët me kancer, nga FDA janë aprovuar dy lloj medikamentesh që përmbajnë kanabis. Tani që Amerika ka lejuar një përdorim të tillë, pritet që edhe Britania do ta ndjek këtë shembull.

Pasi që hulumtimet më të fundit vazhdojnë të ofrojnë dëshmi të forta për efektet kancer-luftuese të këtyre komponimeve, pacientët duhet të mbeten optimist për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori