LAJMI I FUNDIT:

Shafrani e përmirëson kujtesën, madje për një orë

Shafrani e përmirëson kujtesën, madje për një orë

Hulumtim i ri i shkencëtarëve nga Australia zbulon se shafrani e ka një efekt të madh në kujtesë dhe se mund ta përmirësojë atë madje edhe për një orë.

Përbërësi aktiv i shafranit, i njohur gjithashtu si kurkuma, ka një efekt të shkëlqyer në shëndetin e trurit dhe funksionet kognitive.

Studimi përfshiu 60 të rritur të shëndetshëm të moshës së mesme. Ata e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me stilin e jetesës së tyre. Pjesëmarrësit duhej të merrnin suplement të kurkumit, derisa hulumtuesit e kanë testuar kujtesën e tyre para dhe pas marrjes së kurkumës.

Rezultatet treguan se kurkuma e përmirëson kujtesën pas një ore. Funksionet njohëse të pjesëmarrësve ishin dukshëm më të mira, qarkullimi i tyre i gjakut ishte më i mirë dhe ata ndienin më rrallë luhatje të papritura të disponimit.


Edhe pjesëmarrësit, të cilët vuanin nga sëmundja e Alzheimerit, anksioza, dementia, nervozizmi dhe apatia, ndienin ndryshime pozitive pas marrjes së suplementit të kurkumës.

Pjesëmarrësit në studim kishin marrë rreth 700 miligramë kurkumë çdo ditë për një periudhë prej 12 javësh, transmeton Koha.net. Ekspertët theksojnë se, para se të filloni të merrni kurkum, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun apo farmacistin.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kurkumë, pas disa muajsh ndiejnë ndryshime pozitive në shëndetin e tyre. Vetëm një vit i përdorimit të rregullt të kurkumës është i mjaftueshëm për ta reduktuar ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori