LAJMI I FUNDIT:

Fshati ku banorët rrinë të mbyllur, nga dëmtimet që shkakton dielli

Fshati ku banorët rrinë të mbyllur, nga dëmtimet që shkakton dielli

Braziliani Djalma Jardin e ka humbur një sy, kurse nuk mund ta mbyllë tjetrin, shkaku i gjendjes së rrallë, që e ka bërë të rri mbyllur në shtëpi.

Ky banor i fshatit Araras, që ndodhet në San Paolo është vetëm njëri nga shumica, të cilët rinë të mbyllur sepse i “djeg dielli”.

Nga 800 banorë që jetojnë në këtë fshat, 600 janë të prekur me Xeroderma Pigmentosur (XP).


Kjo sëmundje shkakton dëmtime të pariparueshme në lëkurë, nga dëmtimet që i bëjnë rrezet ultraviolete të diellit.

Të gjithë këta banorë, kanë simptome të dukshme në fytyrë, me njëzet për qind prej tyre, që kanë kancer të lëkurës.
Shkaku i ndjesisë së madhe të tyre nga dielli, ata qëndrojnë të mbyllur.

Nuk dihet pse është goditur shumica e këtyre banorëve me këtë sëmundje, e cila është e pashërueshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori