LAJMI I FUNDIT:

E duan seksin dhe fitojnë kancerin

E duan seksin dhe fitojnë kancerin

Meshkujt e moshave ndërmjet 20 dhe 30 vjeç, të cilët jepen shumë pas marrëdhënieve seksuale dhe masturbojnë më shumës e njëzet herë në muaj, janë të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës në jetën e mëvonshme.

Shkencëtarët nga Universiteti i Nottnghamt, duke kërkuara shkaktarët e kancerit të prostatës kanë gjetur lidhshmërinë e sëmundjes me aktivitetin e shtuar seksual, transmeton Telegrafi. Fajtor kryesor për këtë është hormoni seksual mashkullor- testosteroni, i cili në mënyrë diskete është i lidhur me libidonë e shtuar.

Dihet që prostata e shndërron testosteronin në androgjenin edhe më të fuqishëm- dihidrotestosteron (DHT), i cili nxit rritjen e qelizave në indin e gjëndrës së prostatës, njëkohësisht supozohet se ky hormon mbështet edhe prodhimin e qelizave kanceroze.

“Duket se hormonet luajnë rolin kryesor në zhvillimin kancerit të prostatës, për këtë arsye shpesh provohet zvogëlimi i nivelit të këtyre hormoneve të cilat nxisin prodhimin e qelizave të kancerit’, ka komentuar Dr. Polyxeni Dimitropoulou për BBC.


Ekspertët kanë analizuar aktivitetin seksual që nga puberteti te 400 meshkuj të sëmurë nga kanceri dhe 409 të tjerë të shëndoshë. Prej tyre 59% kishin qenë aktivë (me një mesatare prej 12 herë në muaj) në vitet e njëzeta të moshës së tyre, 48% në vitet e tridhjeta të moshës së tyre dhe 13% në vitet e pesëdhjeta të moshës së tyre.

Pastaj 2/5 e të sëmurëve me kancer të prostatës kishin thënë se kanë pasur gjashtë partnere seksuale gjatë jetës së tyre, ndërsa te personat e shëndoshë këtë numër të partnereve seksuale e kishin pasur më pak.

40% e të sëmurëve me kancer të prostatës kishin masturbuar më shumë se njëzet herë në muaj gjatë viteve të njëzeta të moshës së tyre, ndërsa vetëm 32% e të shëndoshëve e kishin praktikuar këtë metodë të kënaqësisë seksuale.

Kanceri i prostatës zakonisht paraqitet pas moshës 50-vjeçare dhe është forma e dytë më e sheshtë e kancerit te meshkujt. Vetëm në Britani të Madhe çdo vit sëmuren afër 30.000 persona. Në krahasim reformat tjera të karcinomave, kanceri i prostatës praron më ngadalë, dhe nëse diagnostikohet herët, shkalla e mjekimit është e lartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori