LAJMI I FUNDIT:

Në shenjë proteste, vrapon maratonën pa vendosur pecetë higjienike

Në shenjë proteste, vrapon maratonën pa vendosur pecetë higjienike

Kiran Gandhi është studente e Harvardit, që merret me të drejtat e femrave dhe është bateriste në një grup muzikor.

Vetëm disa ditë para Maratonës së Londrës, asaj i erdhën mostruacionet. Por, edhe përkundër kësaj, ajo vendosi të mos vërë pecetë higjienike apo tampon.

Këtë veprim ajo e bëri që të tregoi dhe të ngritë vetëdijen, se “sa pak i kushtohet rëndësi menstruacioneve dhe femrave që janë duke e kaluar periodën”.


“Nuk mund t’i thuhet një vrapuesi të maratonës, që të pastrohet” ka thënë Gandhi, duke shtuar se “të gjithë le të shohin se çfarë i ndodhë një femre gjatë periodës”.

“Shoqëria pretendon se menstruacionet nuk ekzistojnë dhe femrat e mbajnë këtë tabu” ka thënë ajo, pasi e ka përfunduar maratonën, e përlyer në mes të këmbëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori