LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i problemeve me djersën, punëtorja në pushim për gjashtë muaj

Shkaku i problemeve me djersën, punëtorja  në pushim për  gjashtë muaj

Esme De Silva nga Berkshire i Britanisë së Madhe, ka probleme me djersën që kur ka qenë adoleshente.

Për vite me radhë, ajo është kontrolluar tek shumë mjek, të cilët nuk i kanë gjetur zgjidhje.

Vajza 26-vjeçare, ka provuar trajtime të ndryshme me barna dhe ndryshim të dietës ushqimore.


Problemi saj me djersën e tepërt – apo siç quhet në gjuhën mjekësore hiperhidrosa – kanë bërë që ajo të shikohet çuditshëm nga njerëzit dhe të mos ndjehet mirë në zyrë.

Për këtë shkak, De Silva merr nga gjashtë muaj pushim në punë.

Pavarësisht problemeve me djersën, ajo e ka rikthyer vetëbesimin pasi është fejuar dhe po planifikon të martohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori