LAJMI I FUNDIT:

Pacientja që ka humbur gishtërinjtë nga meningjiti, apelon në vaksinim dhe diagnostikim

Pacientja që ka humbur gishtërinjtë nga meningjiti, apelon në vaksinim dhe diagnostikim

Sophie Royce ishte diagnostikuar në moshën 21-vjeçare me meningjit dhe që atëherë, i është nënshtruar 30 operacioneve.

Ajo i kishte injoruar simptomat, duke menduar se meningjit i sulmon vetëm bebet dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Meqenëse sëmundja kishte avancuar shumë, mjekët në spitalin e Surreyt në Britani të Madhe, kanë bërë përpjekje të shumta që ajo të shpëtoi.

Pas tetë javësh në spital, ajo e ka mundur sëmundjen, që e ka lënë pa gishta të duarve dhe të këmbëve.


“Mos i injoroni simptomat dhe diagnostikohuni sa më herët” ka kërkuar Royce, e cila ende mbetet në regjim shtrati dhe terapi të fortë.

“Gjithsesi duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve, sepse kjo është një sëmundje e papërballueshme për ata” ka thënë po ashtu Royce. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori