Fiqtë e thatë janë meze e shijshme, por edhe e shëndetshme. Fiku i thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, si kalciumi, bakri, kaliumi, mangani, hekuri, seleni dhe zinku.
Ata përmbajnë kalcium më shumë se qumështi i lopës. Me konsumin e 100 gramëve fiq të thatë do të merrni 640 mg kalium, 162 mg kalcium, 2.03 mg hekur dhe 232 mg kalium. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore i cili ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
Bakri, si edhe hekuri, është i nevojshëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe oksidimin qelizor.
Për shkak të sasisë së madhe të bakrit, fiku u rekomandohet personave që vuajnë nga anemia për shkak se bakri e nxit prodhimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut, dhe për shkak të përqendrimit të kaliumit, e rregullon shtypjen e gjakut.
Fiqtë e thatë janë luftëtar kundër osteoporozës dhe vetëm dhjetë nga këto fruta në ditë kanë efekt parandalues në humbjen e masës së eshtrave, transmeton koha.net. Fiku i thatë ngadalëson plakjen, lufton radikalet e lira, është i pasur me antioksidantë, e përshpejton metabolizmin dhe shumë gjëra të tjera.
Me konsumin e fikut të thatë duhet të jenë të kujdesshëm diabetikët, por edhe ata që kanë probleme me trashje sepse fiku i thatë ka madje pesë herë më shumë kalori se fiku i freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë