LAJMI I FUNDIT:

A ndihmojnë boronicat që vërtet të shihni më mirë në errësirë

A ndihmojnë boronicat që vërtet të shihni më mirë në errësirë

Boronicat janë super-yje në mesin e avokuesve të ushqimit të shëndetshëm, të cilët i promovojnë frutat jo vetëm për përmirësimin e shëndetit të zemrës, kujtesës dhe për tretje më të mirë, por edhe për përmirësimin e shikimit gjatë natës.

Shkencëtarët e kanë analizuar këtë pohim të fundit dhe kanë gjetur arsye për të dyshuar nëse boronica e popullarizuar ndihmon që shumica e njerëzve më të shëndetshëm të shohin më mirë në errësirë. Raporti i tyre paraqitet në “Journal of Agricultural & Food Chemistry” të ACS-së.

Wilhelmina Kalt dhe kolegët e saj theksojnë se studimet e publikuara dekada më parë i ofruan informatat e para se boronicat mund ta përmirësojnë shikimin gjatë natës.

Eksperimentet e mëvonshme laboratorike dukej se i mbështetnin këto gjetje të hershme. Për shembull, antocianinet, të cilat janë molekula të pigmenteve në boronica dhe bimë të tjera, e inkurajojnë rigjenerimin e molekulave kyçe në sy, të përfshira në perceptimin e dritës, transmeton Koha.net.


Por shqyrtimet e hulumtimit të mëparshëm klinik që e testuan efektin e boronicave në shikim gjatë natës në subjekte njerëzore zbuluan se studimet nuk janë kontrolluar sa duhet. Ekipi i Kalt donte ta rishqyrtonte çështjen me një seri të re të eksperimenteve të dizajnuara me kujdes.

Studiuesit zbuluan se një dietë me suplemente boronice nuk e kishte përmirësuar shikimin në errësirë, por i kishte ndihmuar subjektet që ta kthenin shikimin normal pas ekspozimit ndaj një drite të fortë.

Ky përmirësim, megjithatë, ishte i vogël dhe jo aq i dukshëm për shumicën e njerëzve të shëndoshë, konkludojnë hulumtuesit. Por ata shtuan se anticianinet mund ta përmirësojnë shëndetin vizual në mesin e njerëzve të cilët kanë çrregullime ekzistuese në sy, edhe pse kjo mbetet për t’u demonstruar me studimet e dizajnuara mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori