LAJMI I FUNDIT:

Puthja shkakton kancerin

Puthja shkakton kancerin

Puthja ka tejkaluar duhanin dhe alkoolin si faktori kyç në zhvillimin e kancerit të kokës dhe të qafës.

Puthja e famshme franceze mund të zhvillojë virusin e njohur HPV dhe në 70 për qind të rasteve, kjo puthje ishte shkaktari kryesor në rastet e kancerit të kokës dhe të qafës.

Doktori Mahiban Thomas nga Royal Darwin Hospital, ka thënë për Daily Mail se nëse njerëzit infektohen nga HPV-ja, rreziku i zhvillimit të kancerit të kokës dhe të qafës është 250 herë më i madh sesa njerëzit pa këtë virus.

Ai ka thënë se ky virus mund të jetë ngjitës dhe zakonisht bartet nga seksi oral dhe puthja franceze.


Qendrat për parandalimin e sëmundjeve në Britani të Madhe, kanë raportuar se deri më tani nga HPV-ja orale janë të infektuar 7 për qind e njerëzve, transmeton koha.net, ndërsa 1% e njerëzve kanë këtë virus që krijon kancerin orofaringeal. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori