LAJMI I FUNDIT:

Të infektuarat me HIV mund të lindin fëmijë të shëndoshë

Të infektuarat me HIV mund të lindin fëmijë të shëndoshë

Personat e infektuar me virusin vdekjeprurës HIV kanë dëshirë që të kenë fëmijë të shëndetshëm, edhe pse janë plotësisht të vetëdijshëm se vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme dhe nëjherit bartin virusin, i cili mund të bartet te pasardhësit e tyre.

Arritjet e fundit të shkencës ofrojnë këtë mundësi, transmeton Telegrafi. Kjo mund të ndodhë vetëm me kusht që nëna të marrë mjekim e duhur gjatë shtatzënisë. Njëra nga arritjet më të mëdha të shkencës është pikërisht trajtimi i nënave gjatë shtatzënisë për të lindur fëmijë të shëndoshë.

Nëse nëna merr terapi adekuate gjatë shtatzënisë, suksesi i lindjes së fëmijës së painfektuar është deri 90%. Ndërsa nëse nën nuk merr terapinë e duhur, atëherë përqindja që fëmija të lindë i painfektuar është e vogël (30%).

Kohëve të fundit, personat e infektuar me HIV, sidomos në shtetet ku mjekësia ka përparuar, kërkojnë që të kenë pasues të shëndoshë.


Në rastet kur paraqitet një grua shtatzënë, e cila është e infektuar me HIV, tashmë ajo nuk detyrohet të abortojë, por i nënshtrohet terapisë adekuate në mënyrë që fëmija të lind i shëndoshë dhe të mos jetë bartës i virusit vdekjeprurës të imunodeficiencës humane. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori