LAJMI I FUNDIT:

Kafja kundër kancerit të gojës

Kafja kundër kancerit të gojës

Kafja mund të ndikojë në mënyrë mbrojtëse nga karcinoma e zgavrës së gojës.

Një hulumtim i ri ofron të dhëna, sipas të cilave pirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të karcinomës së zgavrës së gojës ose fytit, shkruan në “Reuters Health”, transmeton Telegrafi.

Studimi i realizuar në Japoni nga shkencëtarët pranë Universitetit Tohoko në Sendai, ka pasur për qëllim të studiojë ndikimin e pirjes së kafesë në parandalimin e karcinomës së ezofagut, e cila është shumë e shpeshtë te popullata japoneze.

Duke mbledhur të dhënat e më shumë se 38.000 participantëve të moshave ndërmjet 40 dhe 64 vjeç, në lidhje me shprehitë ushqyese dhe pirjen e kafes, si edhe duke i krahasuar ato me personat të cilët nuk kanë pirë kafe, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se kafja mbron nga zhvillimi i karcinomës së zgavrës së gojës dhe fytit.


Efekt të kundërt me kafen kanë pasur duhani dhe alkooli. Personat të cilët kanë qenë duhanpirës dhe kanë konsumuar alkoolin në sasi të madhe kishin qenë shumë të rrezikuar për të zhvilluar ndonjë lloj të karcinomës së zgavrës së gojës.

“Edhe pse ndërprerja e konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit është forma më e mirë e njohur deri më tani për të zvogëluar rrezikun për zhvillimin e ndonjë forme të karcinomës, duhet të konsiderohet edhe pirja e kafes si një faktor parandalues edhe te popullata e rrezikuar edhe te ajo më pak e rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri”, pohojnë autorët e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori