LAJMI I FUNDIT:

A jeni duke ushtruar mjaftueshëm

A jeni duke ushtruar mjaftueshëm

Vetëm një ushtrim në javë mund të ketë përfitime shëndetësore për zemrën tuaj, por nuk do të jetë i mjaftueshëm për humbjen e dëshiruar të kilogramëve.

Studimi i ri, i publikuar në revistën “British Journal of Medicine”, zbulon se udhëzuesi aktual për ushtrime, i hartuar nga ekspertët botërorë, duhet të modifikohet.

Ekspertët këshillojnë aktualisht të paktën 30 minuta aktivitet të lehtë aerobik 5 ditë në javë ose 20 minuta të aktivitetit intensiv, tri ditë në javë. Kjo sasi e ushtrimeve është dëshmuar pa dyshim e dobishme për shëndetin kardiovaskular.

Megjithatë, sasia e njëjtë e ushtrimeve nuk do të ndihmojë në largimin e peshës së tepërt. Kur shkencëtarët nga Norvegjia i analizuan shprehitë e ushtrimeve të rreth 20.000 njerëzve, dhe atë më gjatë se 11 vjet, ata zbuluan se femrat të cilat u ishin përmbajtur këtyre udhëzimeve nuk kishin humbur peshë, ndërsa disa edhe kishin shtuar peshë.


Femrat që u ishin përmbajtur këtyre udhëzimeve, në fund të hulumtimit kishin rreth 4 kilogramë më shumë. Ky nuk është ndonjë numër kushedi sa i madh, por ai vërehet. Lajmi i mirë është se kjo është gjithsesi një peshë e tepërt më e vogël se sa tek femrat të cilat nuk ishin aktive.

Studiuesit theksojnë se është e qartë që udhëzuesi aktual për ushtrime duhet të modifikohet. Ata rekomandojnë që çdo ditë të jeni aktivë sa më shumë të jetë e mundur, sepse përmbushja e kërkesave minimale për lëvizjen e trupit nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara.

Gjithashtu, bashkë me ushtrimet e përditshme është e pashmangshme t’i kushtoni vëmendje edhe dietës. Shumë njerëz fillojnë të hanë edhe më shumë kur fillojnë me ndonjë program ushtrimi, duke menduar se këto kalori tashmë i kanë shpenzuar, transmeton Koha.net. Nuk duhet të bini në atë kurth, por kushtoni më shumë vëmendje dietës nëse dëshironi që ky minimum i ushtrimeve të jetë i mjaftueshëm për rezultate domethënëse. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori