LAJMI I FUNDIT:

Pesë propozime të mira për verën

Pesë propozime të mira për verën

Ja se si mund të shfrytëzoni më mirë pushimet e korrikut dhe të gushtit për të mbërritur në shtator me energji të plota dhe vitale.

Mendimi i qëllimeve të mira zakonisht shkakton dëshirën për angazhimin: ushqimi i shëndetshëm, stërvitja dhe leximet interesante zakonisht gjenden në krye.

Jeni plotësisht të ndërgjegjshëm se u kushtoni pak vëmendje nevojave të trupit tuaj, aq sa edhe nevojave të shpirtit, e për këtë, edhe kur konkretizohet mundësia për të pasur më shumë kohë, dëshironi të keni impenjime të mjaftueshme për të bërë gjithçka që më parë e keni anuluar.

Megjithatë, vështirë se arrijmë të kemi besim ndaj propozimeve që mund t’i kemi bërë vetes; po sikur këtë herë të ishte ndryshe? Ja se çfarë ju propozojmë ne….


Shijoni kohën
Dhurata e vërtetë e pushimeve është shija e të bërit të gjithçkaje të dëshirueshme të momentit, qoftë edhe vetëm për disa ditë. Harrojeni orën, shmangni përballjen me ditët plot impenjime dhe programime: edhe kafeja ka një shije tjetër kur shijohet në qetësi.

Dhurojini vetes pushim të plotë
Mbase edhe për ju ky vit ka qenë i gjatë dhe i vështirë, plot me punë, kurse, shkollë, orë të humbura gjumi dhe lodhje tashmë kronike. Duhet të dini se ilaçi më i mirë për sytë, nuk është një korrektor i mirë, por një gjumë i shëndetshëm. Përdorni pushimet për çlodhje. Aktivizoni opsionin në heshtje në telefon dhe shmangni kalimin e kohës së shumtë në kompjuter dhe tablet, sepse ata mund të ndikojnë negativisht në ritmin tuaj të gjumit.

Entuziazmohuni
Ashtu siç thuhet nga shumë studime të ndryshme mjekësore, e gjelbra dhe natyra rigjenerojnë dhe stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe falë dritës së diellit, ato janë një terapi autentike për humorin, me efekte të mira për kockat, lëkurën dhe muskujt. Përfitoni për të vrapuar në ajër të pastër, të shkoni në zbulim të vendeve që nuk njihni, eksperimentoni aktivitete të reja. Kur entuziazmoni kuriozitetin tuaj dhe viheni në kërkim të stimujve, përshkoheni nga një ndjenjë pozitiviteti, rigjallërimi dhe lumturie.

Shijoni plotësisht rrezet e diellit
Qielli i kaltër i verës arrin “ta ngrejë shpirtin peshë” dhe ta ngrohë atë edhe për ditët me shi e të ftohta të sezonit të ardhshëm. Nga disa studime është zbuluar se momenti më i mirë për të dalë për një shëtitje, është ora dhjetë e mëngjesit deri para mesditës.

Ecja dhe shëtitja me biçikletë stërvitin trupin dhe mendjen, ju ndihmojnë që të ndiheni në formë; kjo është një lloj mënyre meditimi në lëvizje, sepse hap pas hapi çlirohen tensionet, shqetësimet zvogëlohen dhe ju do të ndiheni më të çlirët.

Kënaquni duke luajtur
Gjatë fëmijërisë, lojërat padyshim mund të kenë zënë një pjesë të mirë të ditëve tuaja, të cilat në atë kohë ju kanë dhuruar eksperienca të paharrueshme, ju kanë vënë në provë e gjithashtu keni njohur realitete të reja. Por sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më pak herë i keni lejuar vetes që të luani. Pjesë e lojërave janë të gjitha aktivitetet të cilat ju bëjnë të qeshni: situatat në të cilat mund të ndieni lirinë dhe lumturinë tuaj.

Nëse do të arrini të bëni një lojë të çfarëdoshme argëtuese, atëherë do të ndieni plotësisht një rigjenerim të vetes, do t’ju duket se do të ktheheni shumë pas në kohë dhe problemet do të marrin fund, shkruan gazeta-shqip. Kjo mënyrë do të jetë më e thjeshtë për mirëqenien tuaj e madje, më e mirë sesa palestra, sforcimi fizik, privimi i vetes nga ushqyerja etj.

Bëni spontanisht një lojë çfarëdo për t’i gjetur jetës një tjetër kuptim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori