LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi i ri për migrenë jep shenja premtuese

Trajtimi i ri për migrenë jep shenja premtuese

Sipas mjekëve në Albany Medical Center në New York, një ndërhyrje e re minimalisht invazive për pacientët që përballen me migrenat e ripërtëritshme ishte në gjendje t’i zvogëlojë simptomat dhe ta zvogëlojë nevojën për ilaçet për migrenë.

Mjekët të cilët u bashkuan me hulumtuesit në Universitetin New York Empire State College në Saratoga Springs, i ndanë detajet e trajtimit të ri të hënën në takimin vjetor të Shoqërisë së Radiologjisë intervente, të mbajtur në Atlanta.

Trajtimi përfshin administrimin e 4 për qind lidokainë, një anastetik lokal i zakonshëm, për në qendrën sfenopalatine, një pako nervore që ndodhet menjëherë pas zgavrës së hundës që është e lidhur ngushtë me migrenat. Solucioni mpirës jepet përmes një kateteri me madhësi shpageti i cili zgjatet nëpër kalimin hundës.

"Kokëdhimbjet e migrenës janë një nga sëmundjet më të zakonshme dhe problematike në Shtetet e Bashkuara, dhe kostoja dhe efektet anësore të ilaçit për t’i trajtuar migrenat mund të jenë të mëdha," tha studiuesi kryesor Kenneth Mandato në një njoftim për shtyp."Blloqet e qendrave intranazale sfenopalatine janë trajtime të orientuara përmes imazheve, të shënjestruara dhe revolucionare."


Mjekët kërkuan nga pacientët që ta japin vlerësimin për shkallën e paaftësimit nga simptomat e tyre të kokëdhimbjes duke e përdorur një shkallë vizuale analoge, një shkallë të reagimit psikometrik në një shkallë në mes të dy pikave të skajshme (në këtë rast 1 dhe 10). Para trajtimit, 112 pacientë e dhanë një vlerësim mesatar prej 8,25. Menjëherë pas trajtimit, ky numër ishte 4,1; një muaj më vonë, ai ishte 5,25.

"Administrimi i lidokainës në qendrën e sfenopalatine vepron si një ‘buton resetues’ për qarkun migrenor të trurit, "shtoi Mandato." Kur mpirja fillestare e lidokainës zbehet, shkaktari i migrenës duket se nuk e ka më efektin maksimal që e kishte, transmeton Koha.net. Disa pacientë kanë raportuar lehtësim të menjëhershëm dhe vizita më të rralla në spital për mjekime emergjente të kokëdhimbjes."

Në studimet e ardhshme Mandato dhe kolegët e tij planifikojnë ta kontrollojnë efikasitetin afatgjatë të trajtimit, si dhe ta masin efektivitetin e trajtimit në detaje më rigoroze. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori