LAJMI I FUNDIT:

Marihuana e dobishme për trajtimin e sulmeve të epilepsisë?

Marihuana e dobishme për trajtimin e sulmeve të epilepsisë?

Hulumtimi i ri sugjeron që disa njerëz mund të përfitojnë nga përdorimi i një kompleksi të marihuanës për ta trajtuar epilepsinë e tyre.

Cannabidiol (CBD) ka treguar rezultate premtuese në provat paraprake, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre kanë përjetuar më pak sulme. CBD-ja, në krahasim me THC-në, nuk prodhon efekte psikotrope të lidhura me pirjen e marihuanës.

Nga 137 pjesëmarrësit që e kanë përfunduar studimin, 54 për qind patën një përmirësim në simptomat e tyre.

Studimi është duke u zhvilluar në NYU Langone Comprehensive Epilepsy Center nga dr. Orrin Devinsky, transmeton Koha.net. Tani që rezultatet paraprake kanë ardhur, Devinsky ka filluar prova rastësore, të kontrolluara me placebo, për t’i konfirmuar rezultatet e tij.


Rreth 5.1 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë epilepsi, dhe afërsisht një e treta nuk mund të trajtohet me ilaçe të përshkruara.

Ai do t’i prezantojë rezultatet në Konferencën e Akademisë Amerikane të Neurologjisë më vonë këtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori