LAJMI I FUNDIT:

Nga veshi e nxori, shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra

Nga veshi e nxori, shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra

Thuhet se çdo njeri i zakonshëm, gjatë jetë së tij i han nga shtatë merimanga, por a i ka numëruar dikush shumëkëmbëshat në vesh?

Grant Botti nga Arkansas i Shteteve të Bashkuara, është tmerruar kur nga veshi tij, ka dalë një shumëkëmbësh i gjatë afro dhjetë centimetra.

Djaloshi 14-vjeçar është zgjuar me dhimbje të madhe në vesh, pa e ditur nëse brenda ka diçka.

Me të nxjerrë insektin, ai ka shkuar tek mjeku, për të parë mos ka ndonjë infektim, por për fat të mirë, ai nuk ka asnjë problem.


Mësohet se Botti, kishte notuar për disa ditë me radhë në një liqe, ku dyshohet se edhe e ka marrë shumëkëmbëshin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori