LAJMI I FUNDIT:

Lente për sy, që ndihmojnë më shumë se vetëm në përmirësimin e shikimit

Lente për sy, që ndihmojnë më shumë se vetëm në përmirësimin e shikimit

Shkencëtarët janë duke punuar në një varg lentash për sy, që kryejnë edhe funksione të tjera, përpos përmirësimit të shikimit.

Në vijim, janë disa nga studimet, që ende janë në faza fillestare, transmeton Telegrafi.

Parandalimi i shkurtpamësisë tek fëmijët
Për fëmijët që nuk mund të shohin afër, e të cilët refuzojnë të mbajnë syze, po punohet për një palë lenta, të cilat barten gjatë natës.
Këto lenta në formë gjysmë-vezore, nuk ju pengojnë aspak fëmijëve dhe e kryejnë funksionin, derisa ata janë në gjumë.

Bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit
Përpos shtresës me dioptri, lentat e reja do të kenë edhe një shtresë tjetër që mbrojnë nga rrezet UV.
Përdorimi i këtyre lentave, e ndihmon bartësin që të mos ketë nevojë të vë syze, e madje janë edhe më efikase, sepse e bllokojnë tërë syrin nga rrezet e diellit.


Kanë të ndërtuara edhe dylbi të brendshme
Shkencëtarët në Zvicër janë duke punuar në një palë lenta, që mund të shfrytëzohen edhe si zmadhues i pamjes.
Me lentat e reja, përdoruesi mund të rrisë pamjen deri në 2.8 herë, vetëm me kapsitjen e syve.

Kontrollojnë presionin e syrit
Matja e presionit të syrit, është diçka që duhet të bëhet shpesh, posaçërisht nga njerëzit mbi 40-vjeç.
Kjo ndihmon të shmanget glaukoma, si dhe shumë sëmundje të tjera të syrit, deri te verbëria. Ndërsa, entat e reja, e bëjnë këtë kontroll pa problem, duke dhënë sinjale, për çdo parregullsi në sy.

Administrojnë pikat e syve
Sa herë që vëmë pika në sy, ato marrin drejtime të ndryshme, duke mos e përfshirë tërë sipërfaqen e syrit.
Por, lentat e reja, do të ndihmojnë që i gjithë lëngu që vihet në sy, për arsye të ndryshme, të mbetet në qendër dhe të kryej efektin deri në fund.

Monitoron nivelin e sheqerit në gjak
Matja e sheqerit, zakonisht bëhet me shpime në lëkurë, për të marrë një pikë gjak. Por, shkencëtarët janë duke punuar që matja e nivelit të gjakut, të matet përmes lotëve.
Lentat që vendosen në sy, kanë edhe një antenë më të hollë se fija e flokut, e cila dërgon sinjale në kompjuter apo telefon mobil nëse rritet niveli i sheqerit në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori