LAJMI I FUNDIT:

Drogat psikodelike “nuk lidhen me problemet e shëndetit mendor”

Drogat psikodelike “nuk lidhen me problemet e shëndetit mendor”

Një studim i ri nga Universiteti norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë ka konstatuar se nuk ka asnjë lidhje në mes të drogave psikodelike dhe problemeve të shëndetit mendor.

Kërkuesit i analizuan të dhënat nga Anketa Kombëtare Amerikane e Shëndetësisë (2008-2011). Të dhënat përfshijnë mbi 130.000 të rritur të zgjedhur në mënyrë rastësore, duke përfshirë rreth 20.000 përdorues të drogave psikodelike. Analiza tregoi se ata që përdorin LSD apo kërpudha psilocibine nuk kanë ndonjë rrezik në rritje të problemeve të shëndetit mendor.

"Në përgjithësi, përdorimi i psikodelikëve nuk duket të jetë veçanërisht i rrezikshëm kur krahasohet me aktivitetet e tjera që konsiderohen të kenë siguri të pranueshme", thotë studimi.

"Mbi 30 milionë të të rriturve amerikanë kanë provuar psikodelikë dhe thjeshtë nuk ka shumë dëshmi për probleme shëndetësore", tha autori dhe psikologu klinik Pål-Orjan Johansen.


"Ekspertët e drogave vazhdimisht i radhisin LSD-të dhe kërpudhat psilocibine si shumë më pak të dëmshme për përdoruesit individual dhe për shoqërinë në krahasim me alkoolin dhe substancat e tjera të kontrolluara", tha bashkautorja dhe neuroshkencëtarja Teri Krebsit.

Hulumtuesit pretendojnë se ka më shumë të ngjarë që ekziston një lidhje në mes të shëndetit të përmirësuar mendor pas përdorimit të drogës psikodelike, transmeton Koha.net. Megjithatë, ata e pranojnë se disa njerëz janë në një rrezik më të lartë për problemet e shëndetit mendor në përgjithësi dhe duhet të jenë të kujdesshëm.

Studimi është publikuar në Journal of Psychopharmacology. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori