LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e shpejta dëmtojnë kujtesën

Ushqimet e shpejta dëmtojnë kujtesën

Ju kujtohet se çfarë keni ngrënë dje për drekë? Po, sot? Fajin për këtë, mund të ketë ushqimi i shpejtë dhe pa vlerë.

Hulumtuesit në Universitetit të Kalifornisë në San Diego, kanë zbuluar se yndyrat e ushqimit të përpunuar, kanë një ndikim të madh tek kujtesa, kryesisht tek meshkujt e rinj.

Studimi ka zbuluar se meshkujt nën moshën 45 vjeçare, që kanë pasur një dietë me yndyra nga ushqimi i shpejtë, kanë qenë më të ngathtë në kujtesë.

Për të zbuluar nëse ndikon yndyra në kujtesë, është bërë një test me fjalë, me 1.018 persona.


Meshkujt e zakonshëm, kanë arritur të kujtojnë vetëm 86 fjalë nga testi, teksa për secilin gram të ushqimit të shpejtë kujtesa e tyre është dobësuar për 0.76 fjalë.

Pjesëmarrësit në këtë studim kanë qenë kryesisht meshkuj, por as femrat nuk ka dhënë rezultate më të mira. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori