A mund ta rrisë energjinë tuaj një pilulë, ta përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për ta riparuar ADN-në e vet dhe t’ju mbajë më të shëndetshëm derisa plakeni?
Biologu nga MIT, Leonard Guarente, një lider në fushën e kërkimeve për plakjen, mendon se po. Ai dhe ekipi i tij në startup idenë Elysium Health e kanë zhvilluar një pilulë të vogël blu. Jo, jo atë që po mendoni.
Kjo është një vitaminë (pa nevojë të përshkrimit nga mjeku) e quajtur Basis, e cila ka për qëllim ta ngadalësojë plakjen duke e përmirësuar metabolizmin e trupit.
Ajo e përmban një paraardhës kimik në nicotinamide adenine dinucleotide, ose NAD, një komponentë në qeliza e cila nxit reagime të shumta metabolike të përdorura për t’i procesuar burimet e karburantit si glukoza dhe për të prodhuar energji (ATP) për mitokondritë. Derisa njerëzit plaken, nivelet e NAD bien.
NAD gjithashtu e promovon riparimin e ADN-së nëpërmjet një enzime, dhe përdoret nga proteinat e caktuara të quajtura sirtuine për ta rregulluar metabolizmin qelizor për prodhimin efikas të energjisë nga mitokondria. Studimet në minj tregojnë se suplementimi me prekursorët NAD e përmirësuan shëndetin e kafshëve të moshuara.
Elysium Health thotë se pilula për anti-plakje e shënjestron riparimin dhe optimizmin metabolik. Suplementet e tjera dietale do t’i përmirësojnë funksionet biologjike si rikuperimin e muskujve dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e memories.
"Jemi të kënaqur që do ta prezantojmë BASIS dhe jemi të emocionuar në lidhje me potencialin e Elysium për të ndihmuar në të kuptuarit shkencor sesi komponimet natyrore mund t’i përmirësojnë një sërë funksionesh të rëndësishme biologjike, dhe pastaj ta transferojnë atë njohuri në produkte që mund t’i ndihmojnë njerëzit ta përmirësojnë dhe ta mbështesin shëndetin e tyre", theksoi Leonard Guarente, transmeton Koha.net, bashkëthemelues dhe shkencëtar kryesor në Elysium Health, i cili i ka udhëhequr përpjekjet kërkimore në MIT për 34 vjet dhe i cili shërben si drejtor i laboratorit Glenn për Shkencën e Plakjes, në një njoftim për shtyp.
Pilula do të paketohet si një i ashtuquajtur nutraceutikal, i cili nuk kërkon hulumtime klinike apo miratim nga FDA, dhe do të shitet ekskluzivisht përmes uebfaqes së kompanisë. Një furnizim 30-ditor do të kushtojë 60 dollarë ose 50 dollarë në muaj me një abonim të vazhdueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë