LAJMI I FUNDIT:

Fjetja e keqe dëmton shëndetin dhe ju trashë

Fjetja e keqe dëmton shëndetin dhe ju trashë

Hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës, kanë zbuluar se fjetja e keqe mund të shkaktojë sëmundje serioze, t’ju trashë, e madje edhe t'ua shkurtojë jetën.

Sipas hulumtimit, fjetja e keqe ndikon edhe në pirje të pakontrolluar, tymosje të shpeshtë dhe ju bën fizikisht jo aktiv.

Gjumi jo i mirë, ndikon që njerëzit të mos mund të lënë duhanin, apo të pijnë në mënyrë më të kontrolluar – që gjë ndikon edhe më shumë në dëmtimin e shëndetit.

“Gjumi ndikon në aftësinë për të ruajtur një mënyrë të shëndetëshëm jete, e kur gjumi është i keq, përkeqësohet edhe forma se si jetojmë” ka thënë Alice Jessie Clakr, nga Departamenti për Shëndetësi Publike në Universitetin e Kopenhagës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori