LAJMI I FUNDIT:

Binjaket e lindura të ngjitura, do të ndahen me ndihmën e një printimi 3d

Binjaket e lindura të ngjitura, do të ndahen me ndihmën e një printimi 3d

Për herë të parë në Kinë, mjekët do të ndajnë binjaket e lindura së bashku, duke shfrytëzuar kopjen e tyre, të printuar në formatin tredimensional.

Motrat që kanë nga 84 ditë, kanë lindur të kapura për një pjesë të prapanicës dhe fundin e shpinës, transmeton Telegrafi.

Sipas People’s Daily, për të kryer këtë operacion të rrallë, mjekët kanë krijuar formatin artificial të vajzave, në mënyrë që të kryejnë prova paraprake.

Prindërit e vajzave, që mbesin të paemëruar, janë ndihmuar nga udhëheqësja në Shanghai me 15 mijë euro, në mënyrë që vajzat e tyre të hyjnë në operacionin e ndarjes.


Mjekët kanë kërkuar që ato të hyjnë në operacion, kur të mbushin nga tre muaj dhe të peshojnë së paku dhjetë kilogram.

Ndryshe, sipas statistikave në çdo 200 mijë lindje të binjakëve, ata lindin të kapur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori