LAJMI I FUNDIT:

Më shumë material gjenetik marrim nga baballarët

Më shumë material gjenetik marrim nga baballarët

Edhe pse nga prindërit e trashëgojmë të njëjtën sasi të mutacioneve gjenetike që na bëjnë ata që jemi, ne në fakt shfrytëzojmë më shumë ADN të babait se nënës, ka treguar hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë.

Sipas hulumtimit të shkencëtarëve nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Karolinës së Veriut i kryer në minj, gjitarët janë gjenetikisht më shumë të ngjashëm me etërit e tyre sesa nënat, gjë që ka implikime të gjera në studimin e sëmundjeve të njeriut, sepse në shumë studime në kafshët laboratorike shkencëtarët nuk e kanë marrë parasysh nëse trashëgohen variacionet gjenetike të baballarëve apo nënave.

Gjetjet janë botuar në revistën Nature Genetics, transmeton Koha.net. "Ky është një zbulim i ri që i hap dyert për një fushë krejtësisht të re të gjenetikës kërkimore të njeriut", thotë udhëheqësi i hulumtimit gjeneticisti Fernando Pardo-Manuel.

"E dinim se ekzistojnë 95 gjene shprehja e të cilave varet nga fakti se nga cili prind e kanë trashëguar të ashtuquajturin model gjenetik. Ato quhen gjene të heshtura dhe mund ta luajnë një rol në sëmundje, në varësi të faktit nëse vjen mutacioni gjenetik nga nëna apo babai. Përveç kësaj, kemi zbuluar se ekzistojnë qindra mijëra gjene të tjera të heshtura."


Këto mutacione gjenetike të cilat trashëgohen nga prindërit vijnë në shprehje në shumë sëmundje të shpeshta të cilat përfshijnë gjene të ndryshme, si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, obesiteti dhe kanceri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori