Për ju kemi zgjedhur disa mënyra të efektshme të ruajtjes së muskujve të fortë vaginalë.
Ushtrimet e Kegelit
Janë këto ushtrime për muskujt vagjinalë të quajtur sipas dr. Arnold Kegelit, i cili i pari i ka rekomanduar si praktikë për femrat dhe vagjinat e tyre. Secila femër mund t’i mësojë ushtrimet të cilat nuk vërehen edhe kur i bëjnë në publik, transmeton Telegrafi.
Mësoni në mënyrën e vetme dhe të thjeshtë, madje edhe me rastin e urinimit. Për t’i mësuar t’i izoloni muskujt e vërtetë, provoni vrushkullin gjatë urinimit që disa herë të ndërpritni dhe t’i mbani para se sërish t’i lëshoni. Kur ta perfeksiononi, ushtrimet mund t’i praktikoni edhe “në të thatë”.
Për shembull, derisa qëndroni ulur para kompjuterit. Provoni t’i shtrëngoni muskujt sikur bëni kur ndërprisni urinimin dhe sërish shtendosni. Këtë ushtrim bëjeni dhjetë deri në njëzet herë së paku pesë herë në ditë. Tempin e ushtrimeve mund ta caktoni vetë.
Variacionet e ushtrimeve të Kegelit
Ju kemi përshkruar ushtrimet themelore të dr. Kegelit, ndërkaq bashkë me to mund t’u përkushtoheni edhe variacioneve të ndryshme. Për shembull, muskujt vagjinalë ngadalë dhe gradualisht mund t’i tendosni, ndërkaq kur arrini tendosjen më të madhe të mundshme, ngadalë filloni t’i shtendosni.
Mënyra tjetër është mbajtja e muskujve të tendosur disa sekonda. Muskujt vaginalë tendosni, mbani të tendosur së paku pesë sekonda dhe shtendosni.
Ushtrimet e Kegelit mund t’i bëni edhe kur jeni në publik, derisa jeni duke shikuar TV, gjatë bisedave me miken duke pirë kafe, derisa qëndroni ulur apo disa minuta para se të flini gjumë.
Goglat erotike
Qëllimi i goglave erotike nuk është vetëm eksitimi seksual dhe stimulimi. Qëllimi i tyre është mbajtja e aktivitetit të muskujve vagjinalë.
Edhe kjo vegël eksitimi mund të ndihmojë në forcimin e muskujve në atë mënyrë që t’i vini goglat në vagjinë dhe lirshëm të shtriheni në shtrat. Shiritin kapeni me gishta dhe butësisht fërkojeni, ndërkaq vagjina juaj të mos lejojë që goglat të dalin jashtë.
Mund të thuhet që ajo duket sikur ndonjë lojë e tërheqjes së litarit, vetëm se në vend të garuesve të cilët tërheqin litarin, luftën e bëjnë vetëm muskujt vagjinalë dhe dora juaj.
Me goglat erotike një kohë mund të shëtitni lirisht nëpër banesë. Nëse gjatë këtij ushtrimi ju befason ndonjë orgazëm nuk do të ishte keq.
Ushtrimi i vagjinës gjatë seksit
Tani kur keni mësuar që t’i tendosni dhe t’i shtendosni muskujt vagjinalë, mund të argëtoheni edhe gjatë seksit. Partneri juaj në penis do të hetojë trysninë e këndshme erotike, ndërkaq ju edhe më intensivisht do të kënaqeni me penisin e tij.
Ndjenja që ia mbyllni rrugën, ndërkaq ai penetron egërsisht, do t’ju eksitojë edhe më shumë.
Kremi për forcimin e muskujve vaginalë
Kozmetika ka gjetur mënyrën e re e cila kërkon më pak mund. Në treg ka kremra të shumta të cilat premtojnë vagjinë të ngushtë dhe ju bindin që janë prodhuar vetëm nga bimët natyrale.
Gjithsesi, për përdorimin e mjeteve kozmetike këshillohuni me gjinekologun tuaj dhe mos u mashtroni nga produktet e lira sepse mund të shkaktojnë pasoja të pakëndshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur