Lidhja tepër e shpejtë dhe shprehja e dashurisë, xhelozia dhe pasiguria në ndjenjat tuaja, kontrolli dhe kërcënimet për ndarje janë shenja se kjo nuk është një marrëdhënie e shëndoshë.
Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, përderisa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial, transmeton Telegrafi.
Lidhja e shpejtë
Partneri, i cili porsa ju ka njoftuar dhe fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me juve është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehja e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtati egos tuaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë.
Xhelozia
“Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, shpjegon psikologja Amy Bonomi. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.
Kontrolli
Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi juve të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si të ‘këqij’, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.
Kërcënimet
Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen te personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë trendë për vjeshtën që frymojnë luks të qetë
Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç
Shtatë fustane që kurrë nuk dalin mode: Çdo femër duhet t’i ketë në gardërobë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner mund të jetë zgjedhja e duhur për vjeshtën
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar